Gazeta serbe, Veçernje Novosti, ka shkruar se nga disa burime ka kuptuar se Londra u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë raketa “Jevelin” dhe “NLAW”, të cilat forcat ukrainase po i përdorin në luftën kundër trupave ruse.
Siç mësohet, shtoi gazeta, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në 48 orët e ardhshme do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë, Boris Johnson.
Kjo gazetë shtoi se mes Londrës dhe Prishtinës është arritur marrëveshja për trajnim falas të pjesëtarëve të FSK-së për përdorimin e të gjitha këtyre mjeteve ushtarake.
Raketa tokë-ajër Javelin është një predhë britanike e shkrepur nga supi.
“NLAW”, një shkurtim për gjeneratën e re të armëve të lehta antitank, është një raketë antitank “qëllo dhe harro”, e cila mund të “sulmojë” tanket si nga lart ashtu edhe drejtpërdrejt.


