Sporti

Çfarë kishte Chiellini para ndeshjes? Gjesti i tij me gjuhën jashtë bëhet viral në rrjetet sociale

04/16/2022 20:43
nga:Mergim Rreci

Juventus ka dështuar përsëri në Serie A.

Skuadra e Allegrit ka barazuar me Bolognan, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1.

Ishte Arnautovic ai që i dha avantazhin skuadrës mysafire, avantazh ky që ishte deri në minutat e fundit të ndeshjes, atje ku Vlahovic barazoi shifrat në 1 me 1.

Megjithatë, një moment që po komentohet shumë është ai i Chiellinit para ndeshjes. Mbrojtësi italian bëri një gjest intersant para ndeshjes, duke nxjerrur gjuhën jashtë. Pamjet janë qesharake, derisa shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë shpërndarë këtë video.