Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, të përfshira tri vetura

04/16/2022 20:22
nga:Astrit Gashi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të komunës së Pejës.

Tri vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor i cili po merret me rastin.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar, kurse dëmet materiale të automjeteve shihen të jenë të mëdha.