Lajme

Shpëtimtari: Qeni që ndihmon ukrainasit në gjetjen e minave (Pamjet)

04/16/2022 19:46
nga:Gazeta Blic

Një qen i racës Jack Russell ka qëndruar krah ukrainasve duke i ndihmuar në gjetjen e minave të lëna pas nga trupat ruse.

Patron aktualisht është duke punuar në rajonin Chernihiv, në veri të Kievit dhe deri më tani ka ndihmuar në heqjen e qindra minave.

Kjo tregon kontrastin e madh mes njerëzve dhe kafshëve në këtë periudhë të vështirë për gjithë botën, ku njerëzit përpiqen të vrasin dhe kafshët të bëjnë të kundërtën.