Sporti

Kampioni shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte në ring, synon fitoren e madhe

04/16/2022 18:53
nga:Mergim Rreci

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi ngjitet sonte përsëri në ring.

Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, ai ka mbi 30 fitore dhe vazhdon fuqishëm duke dhënë më të mirën nga vetja në arenat ndërkombëtare të boksit, përcjell GazetaBlic Sport.

Shefat Isufi, boksieri i cili mbanë titujt WBC, IBF, WBA Europa, WBO InterContinental, si dhe njëherë, sfidues i Titullit Botëror në versionin WBO, bokson sonte kundër Grigor Saruhanian.

Saruhanian është një boksier nga Bullgaria 35 vjeçar. Pritet të jetë një meç jashtëzakonisht interesant.