Lajme

Dy autoblinda të Njësisë Speciale po qëndrojnë në Sharjep të Jarinjes

04/16/2022 17:18
nga:Astrit Gashi

Pas sulmit të sotëm kundër policisë kufitare në veri të Kosovës, sulm ky i ndërmarrë me mjete piroteknike, policia e Kosovës ka dërguar përforcime në brezin kufitar.

Sipas Policisë së Kosovës, këto sulme kanë ardhur sërish nga territori i Serbisë.

Sot, dy autoblinda të Njësisë Speciale janë parë të qëndrojnë në Sharjep të Jarinjes.