Lajme

Zelenksy: Rreth tremijë ushtarë të vdekur dhe 10 mijë të plagosur në luftë

04/16/2022 07:27
nga:Genita C

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur rreth humbjeve në njerëz që kanë pasur që nga fillimi i pushtimit rus.

Ai ka bërë të ditur se mes 2,500 deri 3,000 trupa ukrainase kanë vdekur që nga fillimi i luftës, shkruan Skynews.

Presidenti i Ukrainës tha gjithashtu për CNN të premten se 10 mijë ushtarë janë plagosur.