“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e marrëdhënieve dhe i inkurajoj të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së rezultateve konkrete”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një raport gjashtëmujor për Kosovën.
Në një raport nga 16 shtatori deri më 15 mars të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu keqardhjen që deri tani është bërë vetëm “progres i kufizuar” në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Procesi i dialogut dhe përpjekjet për të arritur normalizimin kanë mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë të Kombeve të Bashkuara”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sipas dokumentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


