Milani ka arritur një tjetër fitore të madhe në Serie A.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Genoas, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e dominuar nga “Rossonerët”, por që goli i sigurisë erdhi vetëm në minutat e fundit.
Leao shënoi në pjesën e parë për skuadrën e Piolit, kurse Messias dyfishoi rezultatin në fund të takimit.
Kjo fitore e rikthen Milanin në vendin e parë, me garën për titullin kampion që vazhdon të jetë e “zjarrtë”.
Stefano Pioli është vetëm trajneri i tretë në historinë e AC Milan që mban portën e pastër në të paktën gjashtë ndeshje radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A, pas Fabio Capello dhe Nereo Rocco.
/GazetaBlic Sport/


