Sporti

Milani nuk gabon ndaj Genoas, vazhdon gara e madhe për titullin kampion në Serie A

04/15/2022 23:01
nga:Mergim Rreci

Milani ka arritur një tjetër fitore të madhe në Serie A.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2 me 0 ndaj Genoas, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje e dominuar nga “Rossonerët”, por që goli i sigurisë erdhi vetëm në minutat e fundit.

Leao shënoi në pjesën e parë për skuadrën e Piolit, kurse Messias dyfishoi rezultatin në fund të takimit.

Kjo fitore e rikthen Milanin në vendin e parë, me garën për titullin kampion që vazhdon të jetë e “zjarrtë”.

/GazetaBlic Sport/