Lajme

Paralajmërimi i Putinit: Evropa nuk ka alternativë tjetër përveç energjisë ruse

04/15/2022 20:17
nga:Astrit Gashi

“Evropa nuk ka alternativë veç energjisë ruse”, tha presidenti rus Vladimir Putin, duke kërcënuar me pasoja shumë të rënda ekonomike nëse Kontinenti do të përpiqej për të zëvendësuar furnizimin e tij me gaz dhe naftë.

“Një zëvendësues i arsyeshëm për Evropën, thjesht nuk ekziston. Nuk ka sasi rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, u shpreh Putin gjatë një interviste nga rezidenca e tij në Moskë.

Siç është raportuar në ditët e fundit, liderët në Evropë po përgatisin një plan për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre.