Lajme

Krasniqi: Gjejeni veç një deklaratë të Kurtit kur u arrestua Dehari, unë jap dorëheqje

04/15/2022 19:31
nga:Astrit Gashi

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi thotë se një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit.

Krasniqi përmes një video ka thënë Kurti nuk e ka bërë asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e Astrit Deharit që nga 30 gushti deri më 5 nëntor.

“Një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit. Ata janë ushujzat e gjakut të Astritit!”, tha Krasniqi.