Lajme

Guterres: Qeveria e Kosovës ta zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e manastirit të Deçanit

04/15/2022 19:25
nga:Astrit Gashi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në raportin e tij gjashtëmujor për situatën në Kosovë, në të cilin ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar qeverisë së institucioneve të Kosovës që të zbatojë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga maji i vitit 2016 për pronën e manastirit të Deçani dhe atë pa vonesa të mëtejshme, kanë raportuar mediat serbe, përcjellë Kosovo Online.

Guterres tha se zbatimi i vendimit do të ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të besimit të njerëzve tek institucionet.

Ai i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bashkëpunimin brenda Grupit ekzistues të Punës për Personat e Zhdukur.

Guterres u bëri thirrje institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis të favorshëm për kthimin dhe riintegrimin e sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të të gjithë personave të zhvendosur dhe të atyre qw tashmw janw kthyer.

Në raportin gjashtëmujor për situatën në Kosovë thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë biseduar më 6 tetor në margjinat e samitit -Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Guterres do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 20 prill.