Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas lajmit për ndalimin e kryeministrit Edi Rama nga Policia Federale në Gjermani.
Në një reagim të fundit në Twitter Fuga shkruan incidenti i ndodhur është një lajm i vjetër dhe se kompania ajrore ka kërkuar edhe ndjese, pasi një prej anëtarëve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite.
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022


