Sporti

Arteta: Odegaard mund të bëhet kapiten i Arsenalit sezonin e ardhshëm

04/15/2022 13:24
nga:E K

Martin Odegaard mund ta mbajë shiritin e kapitenit gjatë sezonit të ardhshëm për Arsenalin.

Këtë e konfirmon vetë trajneri i lojtarit te “topçinjtë”, Mikel Arteta, sipas të cilit norvegjezi është një opsion i mirë.

“Koha do të tregojë. Më e rëndësishmja është respekti dhe admirimi për bashkëlojtarët. Ai përfaqëson gjithçka që ne duam në klub. Është një opsion i mirë”, u shpreh tekniku.

Kandidatët e tjerë për ta marrë shiritin e kapitenit janë Kieran Tierney, Ben White dhe Aaron Ramsdale.