Sporti

ZYRTARE: Cuadrado rinovon kontratën me Juventusin

04/15/2022 12:44
nga:E K

Juventus dhe Cuadrado kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kolumbiani ka nënshkruar kontratë që do e mbajë atë te “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2023, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Cuadrado u transferua te Juventus fillimisht si huazim nga Chelsea në vitin 2015, kurse në vitin 2017 u bë lojtar i skuadrës italiane.