Lajme

Sulmi me armë ndaj policisë kufitare pranë Ujmanit, flet togeri i policisë në Veri

04/15/2022 11:21
nga:N M

Dy vetura të Policisë Kufitare të Kosovës janë dëmtuar pasi janë qëlluar me armë zjarri në komunën e Zubin Potokut.

Rasti ka ndodhur në fshatin Ujman-Zivodere. “Në këtë vend janë regjistruar të shtëna në një patrullë të dy automjeteve të policisë kufitare”, ka konfirmuar për KoSSev zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Branislav Radoviç.

Radoviq saktëson se përveç dëmtimeve të automjeteve, nga të shtënat nuk ka të lënduar. Policia po heton më tej këtë rast. Radoviq, megjithatë, nuk kishte informacion se kur ka ndodhur saktësisht rasti.

Ndërsa dy ditë më parë, persona të panjohur kanë vendosi metale iriq, për të parandaluar punën e policisë.

Sulmi tjetër ndaj policisë ka ndodhur dy ditë më parë në Kopilovicë të Zubin Potok, kur disa persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë patrullën.

“Xhami ka qenë i blinduar” drejtori i policisë thotë se kishte edhe policë serb në veturë