Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ashpër gjatë konferencës kur u pyet për punësimin e motrës së tij Magnbule Hyseni në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Madje, Sveçla i është drejtuar gazetares se po merret me budallallëqe, derisa ka thënë se konferenca është e jashtëzakonshme dhe ka të bëjë me një sulm terrorist, përkatësisht me sulmin e Policisë së Kosovës në veri.
“Në po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të tilla. Të nderuar media unë ju thash që është konferencë e jashtëzakonshme që ka të bëjë me një varg sulmesh, dhe do të flasim vetëm për këtë”.
Gjatë ditë së sotme është sulmuar Policia e Kosovës në veri me granatë dore dhe kallashnikov, ka bërë të ditur ministri i MPB-së Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për media.


