Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga Europa League pas humbjes së sotme nga Frankfurti me rezultatin 2:3.
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Aaraujo ka folur pas eliminimit, ku tha se është turp që humbën, pasi sipas tij skuadra e tij ka luajtur mjaft mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është turp të humbasësh këtë ndeshje. Mendoj se pavarësisht rezultatit kemi luajtur një lojë të mirë. Është turp, kemi pasur 3 gabime, 3 gola”, tha Araujo për Movistar Futbol pas takimit.
“Jam shumë i befasuar që kishte kaq shumë tifozë të ekipit kundërshtar në stadiumin tonë. Klubi do të duhet ta shikojë këtë. Për cilësinë e këtij ekipi mund të thuash se është një dështim”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


