Lajme

Klinaku: Veteranët e luftës nuk janë barrë për buxhetin, po bëhen temë për të ikur nga problemet madhore

04/14/2022 20:27
nga:Astrit Gashi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se Qeverisë edhe statistikisht i është dëshmuar se veteranët e luftës nuk janë barrë për buxhetin.

“Edhe statistikisht ia kemi faktuar kësaj qeverie se veteranët e luftës nuk janë barrë për buxhetin ashtu siç po paraqiten, por bërja temë e tyre po bëhet për shkak të ikjes nga shumë probleme madhore që i ka shteti i Kosovës”, ka shkruar Klinaku.