Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor në Sllatinë.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Ju njoftoj se në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë , në Sllatinë, sot rreth ores 18:25 eshte raportuar nje aksident trafiku me lendime trupore dhe deme materiale, me ç’rast dyshohet se nje automjet si pasoj e mosmbajtjes se distances ka goditur një kamionetë, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. Kater persona kane marr lendime trupore dhe jane derguar per trajtim mjeksor”, tha Hoxha.
Gjithashtu Hoxha shtoi se drejtuesit e automjeteve duhet të kenë më shumë kujdes dhe kërkoi që t’u përmbahen kufizimeve të shpejtësisë.
“Njesitet kompetente policore per menaxhim dhe kontroll ne autostrade jane marr me rastin dhe procedurat e metejme ligjore. Kerkojme nga drejtuesit e automjeteve qe te jene me të kujdesshem dhe te respektojne rregullat ne trafik, ne veqanti te ju permbahen kufizimeve te shpejtesise qe percaktohen permes shenjave ne rruge, ne menyre qe te parandalohen aksidentet qe shpesh po perfundojne me pasoja te renda”.


