Sporti

“Thika është gati, shihemi së shpejti”, gruaja e drejtorit sportiv të Bayernit kërcënohet pas eliminimit nga Champions Legaue

04/14/2022 18:25
nga:L J

Esther Copado, gruaja e drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë pas eliminimit të Bayernit në çerekfinale të Champions League nga Villarreali.

Spanjollët barazuan 1:1 në Mynih dhe kështu mbrojtën fitoren 1:0 nga ndeshja e parë. Villarreal në gjysmëfinale do të luajë kundër Liverpoolit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky eliminim i tërboi tifozët e Bayernit. Dje ka pësuar kërcënime djali i Salihamidzic, Nick, ndërsa sot është lajmëruar edhe gruaja e tij Estera.

“Nëse ai nuk largohet nga Bayerni, do të përdorim thikë mbi ty dhe djalin tënd. Shihemi së shpejti”, është një nga mesazhet.

/GazetaBlic Sport