Corinthians tashmë po interesohet për mesfushorin e Manchester City, Fernandinhon, sipas Globo Esporte.
Klubi brazilian u interesua për 36-vjeçarin pas vendimit të tij të papritur për të njoftuar synimin e tij për t’u kthyer në Brazil kur kontrata e tij të skadojë këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.
Corinthians mund të përballet me konkurrencë për Fernandinhon nga Botafogo dhe Flamengo.
Megjithatë, klubi anglez do të tentojë poashtu të vazhdojë së paku edhe për një vit kontratën me të, me futbollistin që nuk po jep sinjale pozitive në këtë drejtim.
/GazetaBlic Sport/


