Shtypi anglez garanton se Erling Haaland (Dortmund) do të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm në javët në vijim.
Sipas Daily Mail, sulmuesi norvegjez, i cili ka një klauzolë që i lejon të largohet në fund të sezonit për 75 milionë euro, pritet të shpallë fatin e tij në dy javët e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë destinacionet e mundshme.
“Qytetarët” janë të gatshëm ta bëjnë Haaland lojtarin më të paguar në Premier League, me një pagë javore mbi 500,000 euro. Trajneri Pep Guardiola thuhet se është një adhurues i futbollit të tij.
/GazetaBlic Sport/


