Lajme

Prokuroria Speciale publikon konkluzionet e Institutit zviceran për Deharin

04/14/2022 14:52
nga:Genita C

Prokuroria Speciale e Kosovës i është përgjigjur akuzave të pushtetit për manipulim me konkluzionet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për vdekjen e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, duke publikuar të gjitha konkluzionet.

Prokuroria ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicërr.

“Andaj, kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtoj rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari. Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyj në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.