Shuma prej 100 eurove për qytetarët të ndara nga Qeveria e Kosovës ka nxitur debate të shumta.
Kjo u diskutua edhe në seancën e sotme të Kuvendit ku nuk munguan reagimet edhe nga partia në pushtet.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se kjo shumë e parave është e ndihmë e madhe për shumë familje, teksa thekson faktin se për ata që shpenzojnë në armë e fishek mund t’iu duket pak.
“100 mund të ju duken pak. Por për shumë familje është një ndihmesë e madhe në këtë kohë. Për disa që shpenzojnë dhjetra mijëra euro për armë e fishekë, mund t’iu duket pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë”, tha Murati.


