Ndeshja e së mërkurës Liverpool-Benfica (3-3), e cila shënoi kalimin e anglezëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është shënuar me vdekjen e një tifozi vendas.
Klubi konfirmoi këtë të enjte se një burrë ndihej keq para ndeshjes kundër Benfica-s. Shërbimet e urgjencës u aktivizuan dhe tifozit i’u dha ndihma e parë, por ai përfundimisht vdiq, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas policisë, një burrë rreth të 60-ave është transportuar me urgjencë në spital, i cili ka ndërruar jetë pak pasi është shtruar.
/GazetaBlic Sport/


