Sporti

Vjen një tjetër sinjal largimi, Mbappe duket gjithnjë e më larg vazhdimit me PSG-në

04/14/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain ka siguruar një tjetër sponsorizim duke nënshkruar me kompaninë GOAT, e cila është e specializuar në këpucë sportive, dhe në fushatën zyrtare shfaqen yjet e klubit parizian me përjashtim të yllit Kylian Mbappe.

Kjo situatë ngriti edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e golashënuesit francez, i cili është në fund të kontratës me PSG-në, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga ana tjetër, fakti që lojtari nuk u paraqit mund të lidhet edhe me ndonjë çështje kontraktuale. Në veçanti, lojtarët të cilëve u ka skaduar kontrata nuk mund të paraqiten.