Ishte një ndeshje e tensionuar mes Atlético Madrid dhe Manchester City, me shkëmbime fjalësh mes dy trajnerëve me stile të kundërta.
I eliminuar nga Guardiola, Simeone nuk mundi të rezistonte për t’i dhënë një goditje tjetër trajnerit katalanas, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk kam pse të them nëse dikujt i mungonte respekti për mua apo jo. Shpesh, njerëzit që kanë një leksikon të shkëlqyeshëm, me fjalë të shtrenjta, mund t’ju shërbejnë me njëfarë përbuzjeje. Por duhet kuptuar se ata që kanë më pak leksik nuk janë idiotë…”, ka thënë ai.
E për sa i përket sherrit në tunelin e hyrjes në dhomat e zhveshjes që u zhvillua në fund të ndeshjes, Simeone ka rrëfyer se nuk ka vënë re asgjë.
“Nuk e pashë çfarë ndodhi. Mbeta me lojtarët që duartrokisnin tifozët tanë dhe merrnin mbështetjen e tyre. Kur u ngjita shkallëve, askush nuk ishte aty”, tha ai


