Sporti

Dalin pamjet, Savic nuk di të ndalet me arrogancën e tij, sulmoi edhe në tunel Grealishin

04/13/2022 23:28
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt përfundoi me rezultat 0 me 0, me skuadrën angleze që kalon tutje pas fitores 1 me 0 në Angli.

Ishte një ndeshje e tensionuar dhe sipas BT Sport, futbollisti i Atletico Madrid, Stefan Savic ka sulmuar në tunel futbollistin e Manchester Cityt, Jack Grealish.