Sporti

Liverool – Villarreal, Real Madrid – Manchester City, këto janë datat e gjysmëfinaleve

04/13/2022 23:16
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Liverpool janë dy skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool barazoi në “Anfield” me Benfican 3 me 3, në një ndeshje të jashtëzakonshme. Megjithatë, fitorja prej 1 me 3 në Portugali i dha kualifikimin tutje skuadrës angleze.

Konate dhe Firmino dy herë shënuan për Liverpoolin, Ramos, Yaremchuk dhe Nunez shënuan për mysafirët.

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester Cityt përfundoi me rezultat 0 me 0, me skuadrën angleze që kalon tutje pas fitores 1 me 0 në Angli.

Në gjysmëfinale, Liverpool do të takohet me Villarrealin, kurse Manchester City me Real Madridin.

Ndeshjet e para gjysmëfinaliste zhvillohen me datë 26 dhe 27 prill, kurse ndeshjet kthyese zhvillohen me 3 dhe 4 maj.