Presidenti polak, Andrzej Duda, e cilësoi sot si terrorizëm agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Ai tha se ata që kanë kryer krime duhet të dalin para drejtësisë dhe se kjo duhet të vlejë edhe për ata që kanë urdhëruar diçka të tillë.
“Kjo nuk është një luftë, ky është terrorizëm,” tha Duda në një konferencë në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitë së përbashkët me udhëheqësit e tri shteteve të Baltikut.
Duda ka vizituar më parë qytetin Bucha, jo shumë larg Kievit, ku zbulimi i civilëve të vrarë pas tërheqjes së forcave ruse shkaktoi zemërim në mbarë botën.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe i ka hedhur poshtë si akuza të rreme se trupat e saj kanë kryer krime lufte.


