Sporti

Statistikë shumë e çuditshme, Atletico Madrid ka pasur një tentativë për gol në 135 minuta kundër Manchester Cityt

04/13/2022 22:05
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Atletico Madridi po luajnë baraz në Spanjë. Rezultati atje është 0 me 0 pas 45 mintuave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City kishte triumfuar me rezultat 1 me 0 në Angli.

Atlético Madrid ka pasur një tentativë për gol në 135 minuta kundër Manchester Cityt, një statistikë shumë e çuditshme që nuk i ngjason një skuadre në këtë fazë të këtij kompeticioni.