Lajme

Haxhiu: Institutit zviceran iu dhanë prova të dëmtuara për rastin “Dehari”

04/13/2022 20:53
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës po tenton ta manipulojë opinionin publik për rastin e Astrit Deharit.

Ajo ka deklaruar se porovat që i k marrë Instituti Zviceran kanë qenë të dëmtuara dhe se për këtë arsye shtoi ajo, ky institut e ka pasur të vështirë të gjejë ADN-në e dikujt tjetër në gjërat që kishte pasur afër Dehari kur kishte vdekur.

“Mirëpo, raporti i parë i Instituti Zviceran kishte përmendur faktin që bëhet fjalë për përfshirjen e një personi të tretë. Ndërsa çka më lë përshtypje ne raportin e dytë është se aty në të gjitha provat të cilat i ka marrë ky institut nga prokuroria, thuhet që provat, mënyra se si është dhënë provat, a janë dëmtuar provat, a janë dëmtuar provat, përmes mbështjelljes së këtyre provave janë dëmtuar si të tilla, instituti thotë se ka qenë shumë e vështirë që të gjendet ADN-ja tu bëhet analiza këtyre provave”, tha ajo në KTV.

Haxhiu ka shtuar se ministria e drejtësisë nesër do të dalë komunikatë për media rreth raportit të Institutit Zviceran.

Haxhiu ka deklaruar se prova kryesore për të ardhur deri te e vërteta është trupi, kjo sipas pikës së pestë të konkluzioneve. Ajo shton se trupi nuk është ekzaminuar.

“Pika e fundit në konkluzione thuhet se në fakt se prova kryesore për të ardhë deri të e vërteta është trupi dhe rrjedhimisht ajo thotë se nuk është përdorur fare. Dikush duhet të marrë përgjegjësi se si ka mundësi që nuk ia janë bërë analizat e duhura trupit. Sepse nëse e lexon pikën e fundit të konkluzioneve thuhet se e vetmja mundësi për të ardhur deri te e vërteta dhe në fakt nuk është bërë përpjekje që të përdore aq sa duhet si provë”, shtoi ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se ajo së bashku me zëvendësin e saj kanë takuar Prokurorin Special, për siç thotë “raportuar për informacione rreth rastit Dehari”.

Sipas Hahxiut mënyra se si janë trajtuar provat në rastin e Astrit Deharit të qon në përfundim siç deklaron ajo “se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje”.

“Por, duke pasur parasysh mënyrën se si është paragjykuar ky rast, pastaj edhe vdekja e dëshmitarit kryesor në rastin Dehari, të ndjeri Naser Makolli. Pastaj falja e një personi tjetër që po ashtu ka qenë dëshmitarë kryesore, mënyra se si i kanë trajtuar provat. Ta zëmë një sapun me gjak, një peshqir me gjak të qon te përfundimi se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje”, tha ministrja.

Haxhiu ka shtuar se nëse Prokuroria Speciale e konsideron veten të paaftë që ta hetojë këtë rast, ajo duhet të kërkojë ndihmë nga hetues të specializuar.