Sporti

Mësohet çifti finalist edhe në Kupën e Shqipërisë

04/13/2022 20:40
nga:Mergim Rreci

Vllaznia mbërrin sërish në finalen e Kupës së Shqipërisë teksa mposhti pas goditjeve të 11-metërshave, Partizanin.

Për të kuqtë fatal gabimi i Skukës te penalltitë, ndërsa shkodranët i realizuan të pesta goditjet e tyre.

Kuqeblutë do të tentojnë për të dytin sezon radhazi tashmë të ngrenë lart trofeun e Kupës, për të ruajtur epitetin e fituesit.

Në finale skuadra nga Shkodra do të përballet me Laçin.