Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit: Presidentja s’mund ta refuzojë dekretimin e kryeprokurorit

04/13/2022 20:11
nga:Astrit Gashi

Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidentja e vendit Vjosa Osmani s’ka asnjë mundësi të refuzojë dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dekretimi nga ana e presidentes është formal, teksa shton se Qeveria nuk e ka marrë seriozisht punën për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Presidentja Osmani nuk ka asnje mundesi te refuzoje dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit. Dekretimi ne kete rast ka thjeshte karakter formal/ceremonial. Puna per permiresimin e sistemit te drejtesise nuk eshte marre mjaftueshem seriozisht nga kjo qeveri. Vettingu qe s’po permendet me nuk do t’mund te realizohet edhe ashtu. E qytetari i Kosoves mbetet ne meshiren e “blerimave” tjere”, shkruan ai në Facebook.

Ndërkohë, që sot këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka njoftuar se po shqyrtohen dhe analizohen dokumentacionin i pranuar, si dhe të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me këtë proces.