Sporti

Interi nuk fiton në ‘tavolinë’ ndaj Bolognas, ndeshja duhet të luhet

04/13/2022 20:08
nga:Mergim Rreci

CONI ka vendosur që ndeshja e shtyrë e Interit kundër Bolonjës duhet të luhet.

Ndeshja midis Nerazzurrëve dhe Rossoblu ishte planifikuar fillimisht të luhej më 6 janar në “Stadio Renato Dall’Ara” në Bologna, por u anulua pasi skuadra e Sinisa Mihajlovic nuk u paraqit.

Skuadra e Bolognas u godit nga një shpërthim COVID dhe Autoriteti i tyre Shëndetësor Lokal refuzoi t’i linte të udhëtonin në stadium.

Siç njoftoi Bordi i Garancive të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, ankesa e Interit është refuzuar dhe kështu ata do të duhet të luajnë kundër Bolonjës më 27 prill. E njëjta gjë edhe për Atalantën, e cila bëri një apel të ngjashëm për ndeshjen e shtyrë kundër Torinos.

/GazetaBlic Sport/