Sporti

Luka Modric do të vazhdojë karrierën me Real Madridin

04/13/2022 19:33
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Luka Modric nuk i kanë ndryshuar planet e tyre, duan të vazhdojnë së bashku sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale skadon në dy muaj, por Real Madrid do të diskutojë me Modric dhe Vinicius Junior në maj për të zgjatur kontratat e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Paraqitja e mbrëmshme e Luka Modric i ka mahnitur të gjithë, me botën e sportit që ka dhënë komplimentet më të mëdha për të. Ai tregoi se sa i rëndësishëm është për klubin spanjoll dhe kjo shihet qartë edhe nga drejtuesit e klubit.