Përfaqësuesit e klubeve që nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e FFK-së i janë drejtuar me një kërkesë Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë për Kulturë dhe Sport.
Kjo kërkesë është bërë në saje të mbrojtjes së ligjshmërisë në bazë të kompetencave nga Ligji i Sportit, atje ku këto klube pretendojnë se Kuvendi i 6 prillit nuk ishte në frymën e duhur ligjore, përcjell GazetaBlic Sport.
Këto klube kanë kërkuar reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve nga këto institucione, duke thënë se bazohen tek opinioni i MKRS-së, opinion ky që kishte dërguar vërejtjet në lidhje me ligjshmërinë e këtij Kuvendi Zgjedhor, nga i cili kryetar doli Agim Ademi.