Sporti

Llapi siguron finalen e Kupës së Kosovës, kërkon ta fitojë trofeun për të dytin vit rresht

04/13/2022 15:57
nga:Mergim Rreci

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Prishtinës, duke e përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 3 me 2 në të mirë të Llapit.

Da Silva dhe Rivera shënuan golat në këtë takim. Llapi do të takohet me Dritën në finalen e madhe, atje ku kërkon që ta fitojë trofeun për të dytin vit rresht.

/GazetaBlic Sport/