Në një video të shpërndarë në mediat sociale mund të shihet shpërthimi i bombave kasetore t në një zonë civile në rajonin e Kharkivit.
Të paktën katër shpërthime,që ndodhën brenda disa sekondave, mund të shihen përgjatë një rruge në Pisuchyn.
Një nën-municion i shpërndarë nga ajri shihet duke rënë në rrugë pak çaste më pas dhe shkakton një tjetër shpërthim.
Forcat ruse janë akuzuar për përdorimin e rregullt të bombave kasetore kundër objektivave civilë në Ukrainë.
Javën e kaluar, Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë tha se kishte marrë informata të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione thërrmuese në zonat e populluara të paktën 24 herë.
Një konventë e mbështetur nga më shumë se 100 vende ka ndaluar përdorimin e bombave kasetore për shkak të dëmit të gjerë dhe pa dallim që ato shkaktojnë. Megjithatë, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë shtete palë në traktat.
“Bombat kasetore paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për civilët gjatë konfliktit duke shpërndarë në mënyrë të rastësishme nënmunnicione ose bomba në një zonë të gjerë. Ato vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim pas konfliktit duke lënë mbetje, që nuk shpërthejnë pas goditjes por duke u bërë de facto mina tokësore”, ka deklaruar Human Rights Watch.
Sulme të tilla “mund të përbëjnë krime lufte”, tha shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.


