Sporti

“Mirësevini në Ligën e Fermerëve”, tallja epike e Villarrealit pas fitores ndaj Bayernit

04/13/2022 09:32
nga:L J

Villarreal u tall me të gjithë ata që e kanë kritikuar La Ligan në vitet e fundit, duke e cilësuar si ‘Ligë të Fermerëve’, pasi ata eliminuan Bayern Munich nga Liga e Kampionëve.

E gjithë tema këtë javë ka qenë se si Premier League është liga më e mirë në botë, veçanërisht pas derbit Manchester City – Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.

Këto dy skuadra luajtën një barazim të shkëlqyer 2-2 të dielën pasdite, por ‘reputacioni’ i ligës pësoi një goditje të lehtë të martën, pasi Chelsea u eliminua nga Real Madrid në Champions.

Ekipi i mediave sociale të Villarrealit u shpejtua për ta vënë në dukje këtë, pasi ata dhe Reali kaluan në gjysmëfinale.

“Mirësevini në Ligën e Fermerëve”, shkruan Villarreali me ironi.

/GazetaBlic Sport