Villarreal është një sensacion i Ligës së Kampionëve. Pasi përfundoi grupin përballë Atalantës së favorizuar, klubi spanjoll përgatiti surpriza shumë më të mëdha në fazën e eliminimit.
Fillimisht në raundin e 16-të me një total prej 4:1 eliminoi Juventusin dhe më pas në çerekfinale edhe Bayern, një nga favoritët e kompeticionit, me rezultatin e përgjithshëm 2:1, përcjell GazetaBlic Sport.
Për ta bërë kaliomin edhe më të ëmbël, Villarreali e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale në Mynih, sepse ndeshja e djeshme ishte në Bayern.
Mesfushori i klubit spanjoll, Dani Parejo, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë, zbuloi se çfarë e motivoi veçanërisht ekipin e tij:
“Trajneri i Bayernit Nagelsmann tha para ndeshjeve tona se dëshiron të sigurojë një kalim tutje që në ndeshjen e parë. Ai nënçmoi Villarrealin, por edhe futbollin. Ndonjëherë kur pështyn mbi kokë, pështyma të rrjedh në fytyrë”, tha Parejo.
/GazetaBlic Sport


