Lajme

Kremlini i shmanget të vërtetës: “Duhet të konstatojmë se a janë të vërteta fotot e arrestimit të Medvedchukut”

04/13/2022 02:45
nga:Astrit Gashi

Rreth arrestimit të Viktor Medvedchuk, u shpreh edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimiry Peskov, i cili tha se fotografitë e arrestimit të tij duhet të konstatohen se a janë të vërteta.

“Fotografitë e kinse arrestimit të Medvedchukut duhet të konfirmohen, duke pasur parasysh lajmet e shumta të rrejshme që vijnë nga Ukraina, me ndihmë e agjencive propagandistike nga perëndimi”, tha Peskov.

Më herët,gazetari i gazetës britanike, The Economist, Oliver Caroll, me anë të një cicërrime në Twitter kishte njoftuar se Zelensky, ka kumtuar lajmin se forcat ukrainase kanë arrestuar mikun më të mirë të Vladimir Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchukun, i cili deri me tani ka qenë në arrati.

Medvedchuk, përndryshe kumbarë i fëmijëve të Putinit, është një figurë mjaft kundërthënëse në Ukrainë.

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e kishte shfrytëzuar Medvedchukun si ndërmjetësues në marrëdhëniet e tij me Putinin, ndërsa Zelensky kishte ndaluar mediat e tij dhe e kishte vendosur në arrest shtëpiak.