“Asnjë tradhtarë nuk do ti ikën dënimit”, kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,në lidhje me arrestimin e mikut të ngushtë dhe kumbarit të fëmijeve të Presidentit rus, Vladimir Putin, Viktor Medvedchuk, i cili i veshur me uniformë të ushtrisë ukrainase ishte arratisur nga burgu shtëpiak, por u arrestua të martën nga forcat ukrainase.
Më herët,gazetari i gazetës britanike, The Economist, Oliver Caroll, me anë të një cicërrime në Twitter kishte njoftuar se Zelensky, ka kumtuar lajmin se forcat ukrainase kanë arrestuar mikun më të mirë të Vladimir Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchukun, i cili deri me tani ka qenë në arrati.
Medvedchuk, përndryshe kumbarë i fëmijëve të Putinit, është një figurë mjaft kundërthënëse në Ukrainë. Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e kishte shfrytëzuar Medvedchukun si ndërmjetësues në marrëdhëniet e tij me Putinin, ndërsa Zelensky kishte ndaluar mediat e tij dhe e kishte vendosur në arrest shtëpiak.
Ти можеш бути проросійським політиком і роками працювати на державу-агресора. Ти можеш ховатися від правосуддя останнім часом. Можеш навіть одягнути українську військову форму для маскування… Але чи допоможе тобі це втекти від покарання? Аж ніяк! Кайдани чекають на тебе.
1/4 pic.twitter.com/MmCNLVXiAJ
— СБ України (@ServiceSsu) April 12, 2022


