Villarreali dhuroi një tjetër surprizë në këtë edicion të Champions League, teksa pas Juventusit eliminoi edhe Bayernin, duke siguruar një biletë për një gjysmëfinale pas 16 vitesh.
Spanjollët barazuan 1-1 në “Allianz Arena” në ndeshjen e kthimit dhe falë suksesit 1-0 arritën të kalonin më tej.
Raul Albiol e fitoi çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën e sotme. 36-vjeçari, i cili në të kaluarën ka qenë pjesën e Realit dhe Napolit, ishte i pakalueshëm në mbrojtje.
“Ai ka shfaqur lidership të jashtëzakonshëm në fushë. Është shembull i vërtetë. Ishte shumë i fortë në lojën në ajër dhe në situatat një kundër një. Lexoi lojën me intelegjencë”, ishte vlerësimi i panelit të ekspertëve të UEFA-s.


