Rael Madridi është kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët janë në gjysmëfinale pas një ndeshje të jashtëzakonshme, atje ku rezultati përfundimtar ishte 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishin Mount, Rudiger dhe Werner që shënuan për rezultatin 0 me 3, por Rodrygo dhe Benzema realizuan golat që e kualifikuan tutje skuadrën e Carlo Ancelottit.
Edhe pse humbi, Real Madridi kualifikohet tutje në bazë të fitores 1 me 3 nga ndeshja e parë.
Tashmë janë 10 gjysmëfinale në 12 edicionet e fundit për skuadrën e Real Madridit.



