Sporti

Villarreali e dërgon Bayernin në “shtëpi”, kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe

04/12/2022 23:00
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Villarreali ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja në “Allianz Arena” përfundoi me rezultat 1 me 1, por skuadra spanjolle kaloi tutje pas triumfit në takimin e parë.

Ky është një rezultat tjetër i madh për skuadrën spanjolle, që më parë mposhti edhe Juventusin.

/GazetaBlic Sport/