Gjatë ditës së sotme një pompë e derivateve është grabitur në Prishtinë.
Lajmin për GazetaBlic e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zëdhënsja Ahmeti tha se për këtë grabitje dyshohen dy persona.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.


