Sporti

Pas problemeve që kishte tek Prishtina, Krasniqi largohet nga kryeqytetasit, kalon tek Drenasi

04/12/2022 22:43
nga:Lorik J

Trajneri kosovar, Leotrim Krasniqi është larguar nga FC Prishtina, ku ishte trajner i grupmoshave.

Pas shumë problemeve që kishte në muajt e fundit, e ku supozohej për kërcënime e probleme të tilla me prindërit e lojtarëve, Krasniqi i ka dhënë fund aventurës me Prishtinën.

Krasniqi kishte mohuar kërcënimet, megjithatë kjo histori tashmë është mbyllur.

Trajneri i ri kosovar tani do të drejtojë skuadrën e Drenasit në Ligën e Parë.

Ai ka mbajtur edhe seancën e parë me klubin kosovar.